Aktualitet

Seanca për monstrën e Fierit, nëna e 8-vjeçarit shpërthen në lot: Na e jepni ta varim














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:00 - 18/11/21 |
mapo.al

Mamaja e 8-vjeçarit Mateo, i cili u ekzekutua në mënyrë makabër nga fqinji i tij 38-vjeçar Klement Çalamani, përmes një prononcimi nga Gjykata e Fierit, u shpreh se kërkon varjen në mes të Fierit të autorit të krimit.






Teksa gjykata dha masën e sigurisë “Arrest me Burg” për vrasësin, e ëma në gjendje të rënduar psikologjike u shpreh se familjarët do të vijojnë të kërkojnë varjen e 8-vjeçarit, me qëllim që djali i tyre të prehet më në fund në paqe.


E ëma e vogëlushit kërkon rikthimin e dënimit me vdekje, për tu bërë shembull ai i cili i ekzekutoi në mënyrë makabër të birin.







Do qetësohem kur të varet në mes të Fierit. Duam ta varin, ta djegin, më mori një foshnjë, ma ndahu nga familja, ma ndau nga shokët e shoqet. Ma gënjeu ma mashtroi, i tha ik blemë një bukë dhe kur Mateo ja çoi, ai ia futi me lopatë dhe e la të vdekur. Ma groposi i hodhi baltë. Kur shkoi në polici tha se do e gjeni copa copa. Unë do rri këtu, nuk iki unë si nënë. Të varet në mes të Fierit dhe vetëm kështu mund të gjej qetësi djali. Do presim, këtu jemi përditë, nuk ikim. Nuk mundem të flas më shumë se nuk kam zemër”, tha e ëma.

Lexo edhe :  E mitura denoncon 63-vjeçarin për ngacmim seksual! Zbulon çfarë ndodhi



1




Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas