Kronika

Seanca te Spitali i Traumës, arrest me burg për Orges Bilbilin














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:35 - 12/04/20 |
mapo.al

Përfundon seanca e masës së sigurisë në Spitalin e Traumës për Orges Bilbilin. Gjykata ka vendosur ditën e sotme masën e sigurisë arrest me burg. Ai akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë ndaj punonjësve të policisë dhe armëmbajtje pa leje. Ai iu nënshtrua edhe një ndërhyrje kirurgjikale ku iu hoq një plumb në kofshë.






Seanca u zhvillua në spitalin e Traumës, pikërisht pasi, Bilbili e kishte të pamundur që të lëvizte. Avokati i Orges Bilbilit është shprehur se klienti i tij ndodhet në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe se çështja në ngarkim të tij ka paqartësi.


30-vjeçari u plagos nga Policia teksa u pikas teksa lëvizte në zonën e Xhamllëkut dy ditë më parë. Efektivi i policisë deklaroi se kishte dyshuar tek Orgesi pasi ai po lëvizte me kapuç.










Momenti i arrestimit



Ai i kërkoi të ndalojë pastaj i ka kërkuar dhe të tregonte çfarë mbante në çantë, po Bilbili ka tentuar të largohet duke i drejtuar armën, në këtë moment polici ka qëlluar një herë në ajër dhe më pas drejt tij, duke e lënë të plagosur.

Mësohet se dëshmia e policit përputhet me pamjet e kamerave të sigurisë të shkollës dhe bizneseve përreth ku ka ndodhur ngjarja. Nga kjo ngjarje mbeti e plagosur dhe një kalimtare.

1


Etiketa: , , ,

Pas