Aktualitet

Seancat do jenë publike – Ja kur do paraqiten në Hagë Thaçi, Vesili, Selimi dhe Krasniqi








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:24 - 06/11/20 |
mapo.al

Dhomat e Specializuara në Hagë njoftojnë se ish-lideri politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njëherësh ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të bëjë paraqitjen e parë para gjykatës së këtij institucioni më 9 nëntor.



Seanca është caktuar të nisë nga ora 15:00 dhe do të jetë publike.


Ish-kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, do të bëjë paraqitjen e parë para gjyqit të këtij institucioni më 10 nëntor.




Ndërkaq, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Rexhep Selimi, do të paraqitet para këtij instituconi më 11 nëntor.



Siç njoftojnë Dhomat e Specializuara, seanca ndaj Veselit do të nisë në orën 15:00 dhe do të jetë publike.


Seanca ndaj Selimit do të nisë në orën 11:00 dhe po ashtu do të jetë publike.

Seanca e parë i është caktuar edhe Jakup Krasniqit, që do të paraqitet para Dhomave të Specializuara më 9 nëntor, duke filluar nga ora 11:00.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar – që ndryshe njihen edhe si Gjykata Speciale – hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 e deri në dhjetor të vitit 2000.

Këto krime të pretenduara përmenden në një raport të Këshillit të Evropës, të vitit 2011, autor i të cilit është senatori zviceran, Dick Marty./REL/

2


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas