Aktualitet

Sediljet e makinës plot me kokainë – Prangoset shqiptari në Itali (EMRI)








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:56 - 21/01/21 |
mapo.al

Itali – Një 50 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane gjatë një kontrolli rrugor rutinë në provincën e Cuneo-s, pasi iu gjet 22.5 kg kokainë në makinë me vlerë tregu mbi 1.5 milionë euro.



Mediat fqinje raportojnë se bëhet fjalë për Marin Dajani, banues prej vitesh në komunën e Verzuolo-s, pa precedentë të mëparshëm penalë.


Droga ishte fshehur në dy sediljet anësore të makinës “Discovery – Land Rover”, dhe e konfeksionuar në 23 pako prej 500 gramësh secila. Një tjetër element interesant është ajo çka shkruhet mbi pako: Milot. Mendohet se ky është kodi që ka përdorur 50-vjeçari shqiptar për trafikun e drogës.




Për t’iu shmangur kontrollit, Dajani iu tha fillimisht agjentëve se do të takonte disa të afërm. Shqiptari rrezikon deri në 20 vite burg, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Lexo edhe :  Pandemia në Itali, mbi 12 mijë raste të reja, ulet numri i viktimave


 


2,176


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas