Thursday, March 23, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Sejko: Ekonomia i rikuperoi pasojat nga tërmeti dhe pandemia

by mapo.al
06/10/2021
in Aktualitet, Ekonomi, Politika
0

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko dha mesazhe pozitive në lidhje me të ardhmen e ekonomsië së vendit në një periudhë afatmesme. Gjatë konferencës së pasdites së sotme, Sejko tha se ekonomia i ka rekuperuar humbjet e pësuara për shkak të tërmetit dhe gjatë pandemisë. Sipas tij, gjatë periudhës prill-qershor 2021, ekonomia e Shqipërisë u zgjerua me 17.9 për qind.

Guvernatori tha se kontributin më të madh në rritjen ekonomike e kanë dhënë sektori i ndërtimit si edhe industria, gjë që është pasqyruar edhe në treguesit e papunësisë, të cilët janë ulur gjatë kësaj periudhe duke zbritur në 11.6 për qind.



“Patëm 17.9% rritje ekonomike në 3 mujorin e dytë. Janë rikuperuar tërësisht humbje te tërmetit dhe pandemisë. Rritja pasqyroi zgjetrim të aktivitetit ndërtues industrial. Rritja e aktivitetit ekonomik ka filluar të pasqyrohet në aktivitetin e punës. Prespektiva ekonomike mbetet pozitive. Rritja ekonomike do të vijë në vazhdim. Rritja ekonomike përkon edhe me parashikimin e BSH. Rritje ekonomike në 2 muajt në vijim në 7-8%. Këtë vit do kemi rritje të mirë ekonomike pavarësisht krizës energjetike që është paralajmëruar. Më pas do kemi rritje më të ulët”, tha Sejko

Inflacioni në muajt gusht dhe korrik është rritur dhe rrezikon të rritet edhe në vijim varësisht çmimeve që do të jenë në tregje botërore. Sejko nënvizoi se edhe presionet inflacioniste të gjeneruara nga ekonomia e brendshme paraqiten rritje.

“Ndonëse rritja ekonomike rezultoi më e shpejtë dhe niveli i nflacionit më i lartë se parashikimit. Inflacioni në gusht dhe korrik ka ardhur në rritje karahasuar me 6 muajt e fundit. Çmimet e lëndëve të para të ushqimeve dhe produkteve kanë njohur në rrtje të shpejtë gjatë muajve të fundit. Projeksionet aktuale flasin për një normalizim të situatës gjatë vitit të ardhshëm. Ecuria e çmimeve të produkteve energjetike vijon të mbetet në veëmendje të bankave në të gjithë botën.

Presionet inflacioniste të gjeneruara nga ekonomia e brendshme paraqiten rritje. Kjo rritje vjen edhe nga rritja e pagave dhe punësimeve. Ecuria e inflacionit rrezikohet nga ecuria e çmimeve në tregjet botërore. Rreziqet janë rivendosja e kufizimeve, rimëkëmbje më e ngadaltë e investimeve dhe konsumit si edhe një shtrëngim më I shpejtë I kushteve monetare. Rritje më e shpejtë dhe më e qëndrueshme në kohë në tregjet botërore. Skenari i fundit po merr rritje të çmimit të naftës dhe gazit në tregje botërore”, tha Sejko.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë bëri një panoramë të situatës ekonomike në vend, teksa theksoi se Këshilli Mbikëqyrës vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, por nëse rritja e çmimeve e paralajmëruar do të jetë më e fortë, Këshilli Mbikëqyrës do të rishikojë politikën monetare. Ai shtoi se nëse do të kemi një rritje të inflacionit mbi parashikimet atëherë do të reagohet me rritje të normës së interesit.

“Këshilli Mbikëqyrës i BSH vlerësoi se qëndrimi aktual i politikës monetare mbetet i përshtatshëm. Rrjedhimisht Këshilli Mbikëqyrës vendosi të lërë të pandryshuar normë n bazë të interesit në nivelin 0, 5 për qind, gjithashtu të lërë të pandryshuara normat e interesit te kredive një ditore, në nivelet e 0,1 dhe 0,9 për qind. Rritja e çmimeve vjen si pasojë e inflacionit të importuar nga tregjet ndërkombëtare. Nuk e kemi ndryshuar normën e interest dhe të interesit të kredive 1 ditore.

Është rritur nafta, gazi dhe energjia veçanërisht në Eurozonë. Gjithësesi në tregun e brendshëm, me përjashtim të rritjes së çmimit të naftës dhe bukës nuk kemi parë rritje të çmimeve. Pritshmëria është për tremujorin e fundit të këtij viti dhe tremujorin e parë të vitit të ardhshëm. Në dimër nevoja për energji dhe gaz do jetë më e lartë. Gjithësesi është për tu parë si do reagojnë tregjet. BSH do monitorojë situatën dhe do të shohë si do të reflektohet kjo në inflacion. Nëse inflacioni bazë, pra i brendshëm do rritet më shpejt se parashikimet, ne do reagojmë. Do kalojmë në politikën monetare shtrënguese, pra me rritje të normës së interesit”, vlerësoi guvernatori i Bankës së Shqipërisë.

Tags: çmimetekonomiaGent Sejkopandemiarritjetërmeti

JU SUGJEROJME

Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
Kryesore

Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë

15/03/2023
Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
SHIFRA E DITËS: Në 10 vite ka ikur 7.5 përqind e popullsisë, humbja në miliarda euro
Aktualitet

10 universitetet më të mira sipas “Rankimit të Shanghait… dhe Shqipëria

08/03/2023
Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i  varfëron edhe më tepër shqiptarët
Aktualitet

Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i varfëron edhe më tepër shqiptarët

08/03/2023
Next Post
Nis protesta për çmimet: Jam mbesa e Martin Camajt, s’kemi bukë të hamë

Nis protesta për çmimet: Jam mbesa e Martin Camajt, s'kemi bukë të hamë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
  • Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
  • Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
  • Pyetësori Kombëtar Studentor/ Studentët e Universiteteve Private më të kënaqur me institucionin dhe mësimdhënien se ata në universitetet publike



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In