Reperi i njohur shqiptar Noizy publikon këngën e tij më të re. Kënga e publikuar gjatë ditës së sotme, mban titullin “Sekret i bukur”. Kënga e re vjen në bashkëpunim me Dj A-Boom.
Projekti është lansuar vetëm në versionin audio, ndërsa publikimi në YouTube është shoqëruar me tekstin e këngës. Në një postim të mëhershëm në rrjetet sociale, Rigels Rajku kishte thënë se është duke përgatitur materiale shumë të mira muzikore.
Noizy konsiderohet si një nga emrat më të pylqyer në Shqipëri, ndersa muzika e tij pëlqehet shumë, sidomos nga të rinjtë.