Kryesore

Mesazhi i Europa Nostra për Aleancën e Teatrit: Na thoni kur të reagojë Soreca





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:31 - 18/05/20 |
mapo.al

Sekretarja e Përgjithshme e Europa Nostra, Sneška Quaedvlieg-Mihailovic, i ka dërguar dje një email Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.


Me anë të këtij emaili, ajo shprehu simpatinë, solidaritetin dhe mbështetjen e saj për aleancën. Ajo theksoi se ka përcjellë mesazhin e tyre te komisionerja Gabriel dhe se ka qenë në kontakt me të.


Mihailovic vlerësoi betejën historike të Aleancës për teatrin.


”Të dashur Miq,


Dëshiroj të ndaj me ju shprehjen e simpatisë së thellë, solidaritetit të sinqertë dhe mbështetjen time të plotë morale. Kam përcjellë mesazhin tuaj direkt të Komisionerja Gabriel dhe kam qenë në kontakt me të dhe Kabinetin e saj këtë mëngjes. Besoj se Ambasadori i BE-së do të publikojë një deklaratë të BE-së. Na bëni të ditur kur kjo të ketë ndodhur. Me shumë shpresë që gjithë njerëzit që janë arrestuar do të lirohen së shpejti. Nëse e ndieni që duhet të bëjmë diçka për ta, na e bëni të ditur. Me trishtim të thellë dhe shumë vlerësim për betejën tuaj heroike për Teatrin tuaj,

Sneška”, ka përcjellë mesazhin e saj Aleanca për Mbrotjtjen e Teatrit në Facebook.


Etiketa: , ,

Pas