1 në 10 njerëz në Açiaroli, Itali janë mbi 100 vjeç. Sekreti i tyre për jetëgjatësinë? Biologjia e tyre, dieta dhe nivelet e larta të ‘çmendurisë’ në mesin e të moshuarve
Nga Laurie Vazquez, big think
Açiaroli është një qytet i vogël në Italinë jug-perëndimore. Mbërthyer në brigjet e Cilentos, 85 milje në jug të Napolit, rrugët e tij me kalldrëm dredha-dredha, shtëpitë e vogla prej guri dhe vendasit miqësorë do të mund të ishin marrë direkt nga filmi ‘Chocolat’. Açiaroli ka një ndryshim të madh ndaj homologut të tij idilik francez; më shumë se një në 10 banorë të tij është mbi 100 vjeç.
Studiuesit nga Universiteti ‘Sapienza’ i Romës dhe Universiteti i Kalifornisë ‘San Diego’ kanë kaluar gjashtë muaj duke studiuar 700 banorë të Açiarolit. Ata zbuluan se ata banorë kanë ‘qarkullim të jashtëzakonshëm të gjakut për moshën e tyre’, raporton The Independent. Banorët 100-vjeçarë kishin qarkullim të ngjashëm me amerikanët të moshës 20 dhe 30-vjeçare. Elementi kyç që ndihmonte këtë qarkullim ishte niveli i ulët i adrenomedulinës, një hormon që zgjeron enët e gjakut. Adrenomedulina rritet me kalimin e kohës dhe shkakton kontraktimin e enëve të gjakut, gjë që shpesh çon në probleme të enëve të gjakut si sëmundjet kardiovaskulare – shkaku kryesor i vdekjes për burrat dhe gratë mbi 65 vjeç, sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës. Banorët e Açiarolit janë të sigurt nga ato probleme, sepse ata kanë adrenomedulinën ‘në një sasi shumë të reduktuar … dhe ky fakt duket të veprojë si një faktor i fuqishëm mbrojtës, duke ndihmuar zhvillimin optimal të mikrokulimit, ose qarkullimin kapilar’, raporton Independent.
Banorët e Açiarolit ishin në gjendje të mbanin nivelet e adrenomedulinës së tyre të ulët për shkak të një numri faktorësh. Ata hanin peshk, lepuj dhe pulë me burim lokal. Ata gjithashtu hanë perime të kultivuara në shtëpi dhe vaj ulliri. Të gjitha këto ushqime janë prodhime të dietës mesdhetare, e cila ka përfitime të shumta shëndetësore, duke përfshirë reduktimin e sëmundjeve kardiovaskulare. Vendasit gjithashtu hanë rozmarinë, të cilën studiuesit zbuluan se ndihmonte në përmirësimin e funksionimit të trurit. ‘Kur ne e testuam atë, ne gjetëm një duzinë përbërjesh të ndryshme’, tha kardiologu i UC San Diego, Dr. Alan Maisel në The Telegraph. ‘Studimet shkencore kanë treguar se acidet [në rozmarinë] ndihmojnë në funksionin e trurit’. Kjo dietë duket se çon në rritjen e shëndetit dhe jetëgjatësisë.
Ekziston një gjë tjetër që i ndihmon banorët e Açiarolit të jetojnë deri në 100: seksi. Jashtëzakonisht shumë seks. ‘Aktiviteti seksual në mesin e të moshuarve duket të jetë i shfrenuar,’ tha Dr. Maisel për The Telegraph. ‘Ndoshta jeta e gjatë ka të bëjë me këtë, ndoshta është ajri i mirë dhe shijimi i jetës’. Hulumtimet nga Universiteti Wilkes në Pensilvani e mbështesin atë, sipas WebMD-së: ata zbuluan se njerëzit që kanë marrëdhënie seksuale, kanë nivele më të larta të antitrupave që mbrojnë kundër mikrobeve dhe viruseve sesa njerëzit që nuk e bëjnë këtë. Aktiviteti i rregullt seksual gjithashtu ul presionin e gjakut. ‘Një studim historik zbuloi se marrëdhëniet seksuale në mënyrë specifike (jo masturbim) ulën presionin e gjakut sistolik,’ i tha WebMD Dr. Joseph J. Pinzone CEO i Amai Wellness.
‘Ky projekt jo vetëm që do të ndihmojë në zhbllokimin e disa prej sekreteve të plakjes së shëndetshme, por do të ndërtojë lidhje më të ngushta me kërkuesit anembanë globit, gjë që do të çojë në më shumë shkencë dhe përmirësimin e kujdesit klinik në popullatën tonë të plakur’, tha në një deklaratë Salvatore DiSomma, lideri i studiuesve italianë dhe profesori i mjekësisë emergjente në Universitetin e Romës ‘La Sapienza’. Ndërsa të gjitha këto rezultate ende duhet të përsëriten para se të bëhen ungjill, ata ndjekin udhëzimet e përgjithshme të jetëgjatësisë. Pra, merrni zemër, hani më shumë ushqime që reduktojnë efektet e sëmundjeve kardiovaskulare, dhe bëni më shumë seks. Është më mirë për ju.