Aktualitet

Seks me klientët në sytë e vajzës së mitur/ Si u zbulua 40 vjeçarja nga policia








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:44 - 01/08/20 |
mapo.al

Një grua 40-vjeçare, është arrestuar në flagrancë mbrëmjen e 30 Korrikut. Bashkë me të u vu në pranga edhe një 25-vjeçar, Idriz Besholli. Pasi u ndoq për disa orë nga policia, ajo u prangos në një hotel në afërsi të një qendre tregtare në periferi të Tiranës, ku ushtronte profesionin e prostitutës.


Por duket se krimi si saj më i madh nuk ishte prostitucioni. Gruaja kishte me vete në dhomën e hotelit edhe vajzën e saj, vetëm 7-vjeçe. 40-vjeçarja kryente marrëdhënie me klientët e saj në prezencë të vajzës së mitur.


Kur policia ka hyrë në dhomën e hotelit, gruaja ka tentuar të fshehë të bijën në tualet. Më pas ajo është marrë dhe është dërguar në një qendër për mbrojtjen e fëmijëve. Gruaja që u arrestua dy ditë më parë është bërë e njohur për publikun në Shtator të vitit të kaluar përmes emisionit investigativ Stop.


Ajo duket teksa prostituon në rrugë, në prani të fëmijëve, të cilët i shfrytëzonte për të ndaluar makinat, me qëllim sigurimin e klientelës.


Denoncimi u bë nga banorët e zonës ku ajo ushtronte profesionin e prostitutës. Policia ishte vënë në ndjekje të vetë gruas për të siguruar prova ligjore për ndalimin e saj në flagrancë.



Etiketa: ,

Pas