Tuesday, July 5, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Seks për provimet/ Të qeshim me ne dhe të qajme për ne

by mapo.al
18/09/2019
in Kryesore, Op Ed
0

Nga Klodian Tomorri

Ajo studentja e Elbasanit ishte në prag të vendosjes së një rekordi të pathyeshëm botëror dje. Do merrte 27 provime për një javë dhe këtë nuk e bënte dot as Stephen Haëkingu i ndjerë, mendja më brilante e njerëzimit në 50 vitet e fundit. Por Elbasani është vendi i mrekullirave. Kjo është pjesa se pse duhet të qeshim me veten tonë.

Tani pjesa serioze, ajo e qarjes. Ne jemi bërë një shoqëri hipokritësh, që gënjejmë veten. Ajo tutkunja, që dje doli heroinë, gënjen veten se shkollohet. Prindërit e saj, të cilët e kanë regjistruar vajzën në universitet për një vit, por nuk shqetësohen se ajo nuk shkon asnjë ditë në shkollë, gënjejnë veten se janë prindër. Pedagogu me gjerdan floriri si tregtar rrobash të përdorura, gënjen veten se është doktor shkencash. Dhe kështu me radhë, të gjithë ne kemi ndërtuar një shoqëri të rreme, ku të gjithë gënjejnë të gjithë, dhe të gjithë gënjejnë veten. Ky është kulmi i hipokrizisë.

Kur shpërtheu greva patetike e studentëve që kërkonin arsim universal falas, pjesa më e madhe e shoqërise tonë hipokrite u solidarizua. Ja ky është rezultati i arsimit falas. Ne i taksojmë bukën e gojës fukarait sot për të subvencionuar shkollën e tutkunëve dhe tutkuneve që regjistrohen në universitet dhe pasi nuk shkojnë asnjë ditë në auditor, pasi nuk kanë hapur asnjë faqe libri në jetën e tyre, duan të marrin 25 provime për një javë.

Arsimi i lartë duhet të jetë me çmim tregu. Vetëm kjo i eliminon palaçot që nuk kanë me se shtyjnë ditën dhe regjistrohen në universitet. Dhe pjesa më tragjike e kësaj është se nesër, ajo studentja dhe shumë të tjerë si ajo do jetë mësuese që do mësojë fëmijët e nesërm, do jetë drejtoreshë në administratë e madje mund të jetë edhe deputete në Kuvend.

Kjo pështirësi duhet definancuar urgjentisht. Ne duhet të subvencionojmë arsimin vetëm për studentët e varfër, por edhe këtyre me kushte, përkundrejt rezultateve. Në të kundërt do vazhdojmë të taksojmë fukarenjtë dhe të pamundurit për të mbajtur në këmbë bordellot universitare. Do financojmë makinat e shtrenjta dhe varëset e florinjta të pedagogëve bishtpëllumba, dhe shkollimin e tutkunëve dhe tutkuneve analfabetë. Ky është krim.

Përkundrejt definancimit, është emergjente shkallëzimi i institucioneve universitare. Ndoshta jam gabim, por unë nuk besoj se në Universitetin e Tiranës mund të marrësh 25 provime në një javë pa shkuar asnjë ditë në mësim. Prandaj nuk mund të jetë njësoj Universiteti i Tiranës me atë të Elbasanit. Këtu ka nevojë për hallkë të ndërmjetme mes universitetit dhe shkollës së mesme. Këto universitetet si Elbasani të jenë në gradë mbi shkollën e mesme, por kurrsesi universitete.

Ky palaçollëk i pështirë duhet të marrë fund një herë e përgjithmonë.

Tags: kamera e fshehteKlodian TomorriprovimetseksskandaliUniversiteti i Elbasanit

JU SUGJEROJME

Dyshimet për vetëvrasje pas arrestimit të 31-vjeçarit, reagon Policia e Shtetit
Aktualitet

Rreth 200 policë në qeli për 6-të muajt e parë të vitit 2022

05/07/2022
Rama flet pas djegies së raundit të parë për zgjedhjen e presidentit të ri
Aktualitet

Amnistia fiskale/ Brukseli kundër Ramës: Jemi shumë të shqetësuar

05/07/2022
Amnistia fiskale/ Jorida Tabaku: Emigrantët po përdoren si ‘fasadë’ nga qeveria
Aktualitet

Amnistia fiskale/ Jorida Tabaku: Emigrantët po përdoren si ‘fasadë’ nga qeveria

05/07/2022
Kryemadhi zbulon bisedën me djalin e të moshuarit me pasuri 30 milionë dollarë
Kryesore

Kryemadhi zbulon bisedën me djalin e të moshuarit me pasuri 30 milionë dollarë

05/07/2022
Next Post
Gangrena e PPP-ve/ Koncesioni i sterilizimit, 2 miliardë lekë vetëm në 2018

Gangrena e PPP-ve/ Koncesioni i sterilizimit, 2 miliardë lekë vetëm në 2018

No Result
View All Result

     





Më Të Lexuarat

  • Ishte e parkuar në garazh, bëhet shkrumb e hi një makinë, dyshimet e para
  • Ç’po ndodh në qeverinë e Boris Johnson, dy ministra japin dorëheqjen
  • Miku miliarder i Putin gjendet i pajetë në pishinën e banesës
  • Shqiptari në Itali rrezikon deri në 30 vjet burg, iu gjet mbi 30 kg kokainë
  • Pacolli me pushime në Shqipëri: Aty ku fle zemra, vendi më i mirë në botë



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In