GJKKO ka rrëzuar kërkesën e SPAK-ut për të kaluar për gjykim dosjen ndaj ish-kreut të Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja, për sekuestron e pasurisë.
Gjyqtari Erjon Bani, ka rikthyer edhe njëherë çështjen në SPAK për të plotësuar hetimet e kësaj çështjeje.
Ndaj tij SPAK-u, ngriti akuzën e fshehje te ardhurash dhe deklarim të rremë. Sipas hetimeve, ish-gjyqtari ka pasuri të paluajtshme, të cilat nuk justifikoheshin me burime të ligjshme, apo pasuri që i ka fshehur.