Aktualitet

Sekuestrimi i pasurisë së Ylli Ndroqit/ Albana Vokshi: Duhet transparencë e plotë, mund të cënohet liria e medias








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:46 - 03/08/20 |
mapo.al

Ish-deputetja e Partisë demokratike, Albana Vokshi ka reaguar në një status në Facebook lidhur me hetimin nga Spak të pasurisë së Ylli Ndroqit, pronarit të medias Ora News.


Vokshi shprehet se duhet transparencë të plotë mbi këtë hetim, duke qenë se mund të vihet në rrezik serioz liria e medias.


Statusi i plotë


Partia Demokratike ka ndjekur me vëmendje njoftimin e Prokurorisë së Posaçme për hetimin pasuror ndaj pronarit të grupit mediatik ORA z. Ylli Ndroqi.


Duke mbështetur çdo hetim, ndaj cilido, pa asnjë dallim dhe duke nxitur barazinë e plotë përpara ligjit, Partia Demokratike apelon për transparencë të plotë mbi këtë hetim, duke qenë se mund të vihet në rrezik serioz liria e medias.


Pretendimet e avokatëve mbrojtës për një sulm politik ndaj klientit të tyre janë shqetësuese dhe kërkojnë shqyrtim serioz.

Shpejtësia e hetimit prej vetëm prej 7 ditësh, nga nisja e hetimit deri në paraqitjen e kërkesës në gjykatë për sekuestrimin e disa mediave, vlen gjithashtu të sqarohet.

Dërgimi i forcave policore për të rrethuar RTV Ora dhe Ora News, duke ushtruar presion psikologjik mbi gazetarët dhe stafin hedh hije të forta dyshimi për mënyrën sesi u veprua, kohën kur u veprua dhe arsyet pse u veprua tani.

Partia Demokratike është në mbështetje të plotë të gazetarëve dhe stafit të RTV ORA dhe Ora News, duke i inkurajuar të vijojnë të palëkundur misionin e tyre në shërbim të publikut dhe interesit të qytetarëve.


Etiketa: , ,

Pas