Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, e ka cilësuar një lajm të mirë vendimin e Gjykatës së Posaçme me kërkesë të SPAK për sekuestrimin e pasurive të tre ish-gjyqtarëve të lartë.
Në një postim në “Twitter” Soreca shkruan se ky është një hap tjetër që tregon se SPAK po ndjek detyrat e tij.
“Lajm i mirë sot që Gjykata Speciale ka pranuar kërkesën e SPAK për të sekuestruar pasuritë e 3 ish-gjyqtarëve të Kushtetueses & Lartë të shkarkuar nga vettingu. Një hap tjetër që tregon SPAK është duke ndjekur detyrat e tij për të luftuar korrupsionin. Reforma në drejtësi në Shqipëri vazhdon”, shkruan Soreca.
Më herët ishte ambasadorja amerikane Yuri Kim që reagoi për vendimin e GJKKO, duke shkruar në Twitter se Reforma në Drejtësi po ecën përpara hap pas hapi.