Aktualitet

Sekuestrimi nga GJKKO -Yuri Kim: Reforma në Drejtësi po ecën përpara














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:56 - 28/04/21 |
mapo.al

Ambasadorja Yuri Kim ka reaguar pasi Gjykata e Posçme sekuestroi pasuritë e tre ish-gjyqtarëve.





Në një postim në rrjetet sociale, diplomatja amerikane thekson se Reforma në Drejtësi nuk do të jetë e shpejtë, e lehtë ose e përsosur, por po ecën përpara.


“Gjykata Speciale pranoi kërkesën e SPAK për sekuestrimin e pasurive të dy ish-gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe një ish-gjyqtari të Lartë së Lartë, të cilët dështuan të verifikojnë për fshehjen e pasurive. Reforma në Drejtësi nuk do të jetë e shpejtë, e lehtë ose e përsosur, por po ecën përpara, hap pas hapi,” shkruan Kim.





Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar sekuestroi pasuritë e ish-Kryetarit të Gjykatën Kushtetuese, Bashkim Dedja dhe ish gjyqtarit Fatos Lulo. Pasuria i është sekuestruar po ashtu edhe Shkëlzen Selimit, ish anëtar i Gjykatës së Lartë.

Vendimi ka ardhur nga SPAK, ku nga hetimi penal i kryer, rezultuan të dhëna që ish gjyqtarët  kishin në pronësi pasuri të paluajtshme, të cilat nuk i justifikonin me burime të ligjshme, apo pasuri që i kanë fshehur.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas