Aktualitet

Sekuestrohen 10 mijë maska në portin e Ankonës. Dyshohet se vinin nga Shqipëria








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:40 - 11/08/20 |
mapo.al

Guardia di Finanza ka sekuestruar 10 mijë maska në portin e Ankonës. Dyshohet që  maskat të jenë prodhuar në vendin tonë​.


Mediat italiane raportojnë se maskat prej filtri pëlhure janë sekuestruar pasi nuk kishin etiketën e origjinës.


Ato do të shiteshin kontrabandë dhe kapnin vlerën rreth 10 mijë e 250 euro.


“Për këtë mall nuk u tregua vendi i origjinës dhe kishin paketimin në italisht, por dyshohet se vinin nga Shqipëria.


Mashtrimi për origjinën e mallit shkaktoi konfiskimin administrativ”, njoftoi policia italiane.


Etiketa: , , ,

Pas