Aktualitet

Sekuestrohen 106 mijë euro në Sarandë, i përkisnin një francezi (Foto)





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:45 - 24/02/20 |
mapo.al

Plot 106,890 euro i janë sekuestruar një të moshuari nga Franca në Sarandë. Policia thotë se francezi kishte hyrë në Shqipëri nga Rinasi dhe më pas është drejtuar për në Sarandë. 70-vjeccari nuk e ka deklaruar burimin e parave.


Ky shtetas kishte hyrë në Shqipëri nëpërmjet aeroportit të Rinasit dhe nuk kishte deklaruar shumën e të hollave në kufi, sipas ligjit dhe në momentin e gjetjes së shumës së parave nuk dispononte dokument me vete për të justifikuar burimin e tyre“, – thotë policia.



Njoftimi


Policia e Sarandës gjatë kontrolleve të ushtruara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si edhe si rezultat i shkëmbimit në kohë të informacionit me Policinë Kufitare të Rinasit, godet një rast të mosdeklarimit të të hollave në kufi.

Policia ka shoqëruar shtetasin francez R. Ch., 70 vjeç dhe gjatë kontrollit këtij shtetasi i janë gjetur 106 890 euro dhe 102 dollarë.

Ky shtetas kishte hyrë në Shqipëri nëpërmjet aeroportit të Rinasit dhe nuk kishte deklaruar shumën e të hollave në kufi, sipas ligjit dhe në momentin e gjetjes së shumës së parave nuk dispononte dokument me vete për të justifikuar burimin e tyre.

Nën drejtimin e prokurorisë, u kryen veprimet procedurale, u bë sekuestrimi i shumës së parave dhe shtetasi R. Ch. u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Gjithashtu, ky shtetas u procedua edhe për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Vijon puna për zbardhjen e plotë të këtij rasti.


Etiketa:

Pas