Aktualitet

Sekuestrohen 108 kg marijuanë, në kërkim drejtuesi i mjetit që iku me vrap





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 13:24 - 24/01/20 |
mapo.al

Një sasi prej 108 kg marijuanë është kapur në kufirin greko-shqiptar. Policia ka ndjekur një mjet në zonën e Kallpaqit në Kakavijë i cili në momentin kur ka parë policinë ka shtuar shpejtësinë.


Më pas drejtuesi e ka braktisur makinën dhe është larguar në këmbë drejt kufirit të gjelbër. Pas kontrollit policia gjeti dhe sekuestroi 66 pako me 70 kg 200 gram marijuanë. Ndërkohë u shpall në kërkim drejtuesi i mjetit, një 20 vjeçar shqiptar.  Gjithashtu policia ka arritur të zbulojë dhe vendin nga ku ishte nisur droga.



Gjatë kontrollit në banesën e një 52 vjeçari grek në Konicë, në kufi me Shqipërinë u gjetën dhe 23 pako me 37 kg 500 gram marijuane si dhe 740,2 gram marijuana të fshehura në vend tjetër në banesë.


Policia ka arrestuar pronarin e banesës një shtetas grek 52 vjeç.  Nga hetimet rezultoi se ky i fundit e ka marrë drogën në 20 janar në kufirin e gjelbër greko-shqiptar nga pjesëtarë të tjerë të grupit kriminal Shqipëri-Greqi.


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas