Aktualitet

Sekuestrohen 15 doza kokainë dhe para, arrestohet 1 person














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:31 - 22/06/19 |
mapo.al

Një person është arrestuar nga policia e Vlorës në kuadër të operacionit “Dhërmiu”. Policia ka sekuestruar 15 doza kokainë dhe një sasi parash të dyshuara si të përfituara nga shitja e lëndës narkotike. Seksioni i Hetimit të Narkotikëve dhe Trafiqeve, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, se në zonën e Dhërmiut, një shtetas shpërndante lëndë narkotike Kokainë në doza të vogla, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor “Dhërmiu”, ku në bashkëpunim me forcat operacionale pranë DVP Vlorë kanë vënë në pranga 37 vjeçarin nga Tirana A.K.







Njoftimi i policisë







Vlorë



Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.



Finalizohet operacioni antidrogë, “Dhërmiu”

Sekuestrohen nga policia 15 doza kokainë dhe një sasi parash të dyshuara si të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Lexo edhe :  Shpërndante drogë, arrestohet në Vlorë 27-vjeçari, iu gjetën 440 gr kanabis

Vihet në pranga poseduesi i lëndës narkotike.

Seksioni i Hetimit të Narkotikëve dhe Trafiqeve, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, se në zonën e Dhërmiut, një shtetas shpërndante lëndë narkotike Kokainë në doza të vogla, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor “Dhërmiu”, ku në bashkëpunim me forcat operacionale pranë DVP Vlorë kanë vënë në pranga 37 vjeçarin nga Tirana A.K.

Gjatë kontrollit fizik, Policia i gjeti shtetasit A.K, 15 doza lëndë narkotike e dyshuar e kokainë, si dhe një sasie valute prej 385 eurove, të cilat dyshohen se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

1


Etiketa: , ,

Pas