Aktualitet

Sekuestrohen 300 kg kokainë në Portin e Durrësit, u gjet në një kamion














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:15 - 18/06/21 |
mapo.al

Policia e Shtetit njofton se ka sekuestruar një sasi prej 300 kg lëndë narkotike të llojit kokainë në Portin e Durrësit.






Arrestohet në flagrancë drejtuesi i kamionit me të cilin po transportohej lënda narkotike i cili vinte nga Maqedonia e Veriut dhe kishte për destinacion Italinë.


“Si rezultat i kontrolleve të shtuara me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike, bazuar edhe në analizën e riskut të bërë nga Task Forca permanente e përbërë nga Policia Kufitare e Portit të Durrësit, Policia Kriminale e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe nga autoritetet doganore të Portit, e cila vepron në Portin e Durrësi, në bazë të dyshimeve të krijuara nga kjo Task Forcë kanë kaluar për kontroll të detajuar në vijën e dytë në dalje një kamion tranzit me targa të Maqedonisë së Veriut“, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Lexo edhe :  Kishte fshehur 33 kg marijuanë në çantë, arrestohet shqiptari






Si rezultat i kontrollit të imtësishëm të ushtruar në kamionin që drejtohej nga një shtetas nga Maqedonia e Veriut, Task Forca gjeti të fshehur në trupin e kamionit, një sasi rreth 300 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.



Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës u arrestua në flagrancë drejtuesi i kamionit, shtetasi N. A., 40 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut..



Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës vijon veprimet hetimore për dokumentimin e plotë kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në të.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas