Aktualitet

Sekuestrohen 33 mijë $ në Rinas, ishin të fshehura në çantën e laptopit














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:36 - 04/07/21 |
mapo.al

Brenda pak ditësh goditet një tjetër rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi.






Sekuestrohen 33000 dollarë në aeroportin e Rinasit, ndërsa është proceduar penalisht një 43-vjeçar, shtetas turk.


Shërbimet e Policisë Kufitare në Rinas në bashkëpunim me shërbimet e Doganës Rinas dhe Antitrafikut në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, në vijim të kontrolleve të imtësishme, në bazë të analizës së riskut, në hyrje të PKK Rinas, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar të bagazheve, shtetasin turk N. P., 43 vjeç.







Si rezultat i kontrollit, shërbimet e Policisë Kufitare kanë gjetur të fshehura në çantën e laptopit, 33000 dollarë, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar.




Në vijim të veprimeve, shtetasi N. P., u procedua penalisht për veprën penale “Mosdeklarim në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, si dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale shuma e dollarëve.

Lexo edhe :  Incident në Rinas, avionit nuk i hapen rrotat, bllokohen fluturimet e tjera


Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas