Aktualitet

Sekuestrohen 400 kg kanabis, arrestohet 30-vjeçari në Vlorë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:20 - 10/05/21 |
mapo.al

Sekuestrohen 400 kilogramë kanabis në Vlorë. Policia ka arrestuar të riun E.I., 30 vjeç






Burime bëjnë me dije se kanabisi është sekuestruar në kuadër të një operacioni të përbashkët antidrogë mes Frontex-it, GDF italiane dhe Policisë shqiptare. Sipas raportimeve, në një mjet lundrues u gjetën 400 kilogramë kanabis sativa, dhe 100 gramë hashash.


30-vjeçari i prangosur ishte drejtuesi i gomones që ishte mbushur me kanabis.





Policia e Shtetit deklaron se është e vendosur për të punuar bashkërisht me partnerët, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme.



FRONTEX njofton se gomonia 6 metra e gjatë që lëvizte me shpejtësi drejt bregdetit italian në jug të Brindisit, u ndoq nga një helikopter i Guardia di Finanza. Nëse droga do të dilte në treg do të kapte vlerën e 4 milionë eurove.

Lexo edhe :  Tonelata marijuanë nga Shqipëria drejt Italisë, si u shkatërrua grupi kriminal


24


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas