Aktualitet

Sekuestrohen 50 mijë euro në Portin e Durrësit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:01 - 19/05/20 |
mapo.al

Një sasi prej 50 mijë eurosh është sekuestruar në Portin e Durrësit, ku janë proceduar penalisht dy persona.


Bëhet fjalë për dy drejtues kamionësh, një qytetar nga Kavaja dhe një malazez. Të parit ju gjetën 30 mijë euro dhe të dytit 20 mijë euro.


“Strukturat e DVKM Durrës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, proceduan në gjendje të lirë shtetasin B. S., 49 vjeç, banues në Gosë, Kavajë, pasi gjatë kontrollit të kamionit në administrim të tij u konstatuan dhe u bllokuan 30.000 euro të padeklaruara.


Po nga strukturat e DVKM Durrës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës u procedua penalisht edhe N. L., 45 vjeç, shtetas malazez. Në dalje të RSH-së, në PKK Port Durrës, shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë kontrollit në kamionin me drejtues shtetasin malazez N. L., gjetën të fshehur në tavanin e kabinës së mjetit, një pako të mbështjellë me natriban, në të cilën ndodheshin 20.000 euro, vlera monetare të pa deklaruara në kufi”njofton policia.


Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas