Aktualitet

Sekuestrohen 80 mijë paketa cigare kontrabandë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:41 - 21/02/20 |
mapo.al

Strukturat Doganore sekuestruan në Pikën e kalimit Kufitar të Hanit të Hotit 80 mijë paketa cigare të papajisura me pulle fiskale të Shqipërisë apo të ndonjë vendi tjetër. Cigaret do futeshin në tregun shqiptar.


“Pas një analize risku dhe dyshimeve të arsyeshme, mbi të dhënat e dokumentacionit shoqërues të një ngarkese, strukturat doganore ushtruan kontroll në automjetin e dyshuar, ku rezultoi  një ngarkesë prej  80 mijë paketa cigare të markës “REGINA RED”.
Rasti u referua në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për vepren penale “Kontrabandë me mallra që paguajnë akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës” dhe “ falsifikimi i vulave, stampave ose i formularve”. Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore”,
 njofton drejtoria e Doganës.





Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas