Tre tentativa për futjen e shumave të mëdha të parave të padeklaruara janë goditur në 24 orët e fundit në tre pika kufitare.
Në Morinë u sekuestruan 53.600 Euro!
Paratë u gjetën në automjetin e një 35 vjeçari nga Rumania i cili po hynë në Shqipëri nga Kosova, por që nuk e kishte deklaruar shumën.
40 mijë euro u sekuestruan në Pikën Kufitare të Muriqanit të cilët u gjeten në një makinë me të cilën një 37 vjeçar nga Rumania po hynte në Shqipëri nga Mali i Zi.
Aty janë gjetur edhe 2 radio si ato që përdor policia.
Ndërsa në Kapshticë u sekuestruan 33.900 Euro.
Paratë e padeklaruara në këtë rast u tentua të nxirren nga Shqipëria drejt Greqisë nga një 40 vjeçar banues në fshatin Zavalinë të Elbasanit.
Në total janë sekuestruar 127.500 euro.
Të personat që u kapën me çanta parash të padeklaruara u proceduan penalisht në gjendje të lire.
Ndaj tyre policia ka ngritur akuzat për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.