Policia Kufitare e Kapshticës ka bllokuar një shumë prej më shumë se 12 mijë euro të një shtetasi grek.
Gjatë kontrollit të ushtruar, 52-vjeçarit grek me banim në Gjermani iu gjetën në çantën e dorës dhe poshtë sediljes së pasagjerit 12.445 euro.
Paratë e pa deklaruara para autoriteteve doganore ishin fshehur në një çantë dore në një furgon.
Ndaj tij ka nisur hetim për mos-deklaarim të parave si dhe për pastrim parash.