Aktualitet

Sekuestrohen në Portin e Durrësit ilaçe pa pullë dhe 10 500 euro














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:17 - 12/09/21 |
mapo.al

Një sasi ilaçesh të pashoqëruara me dokumentin përkatës dhe 10 500 euro janë sekuestruar nga policia gjatë një kontrolli në Portin e Durrësit.






Blutë bëjnë me dije se ato ishin fshehur në kabinën e një kamioni.


Si rrjedhojë kanë nisur hetimet për drejtuesin e kamionit A. M., 53 vjeç, banues në Durrës.







Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.



Njoftimi i policisë
Policia Kufitare godet një tjetër rast të kontrabandës me medikamente mjekësore dhe mosdeklarimit të të hollave në kufi. Sekuestrohen një sasi ilaçesh të pashoqëruara me dokumentacionin përkatës dhe 10.500 euro të padeklaruara.



Procedohet penalisht poseduesi. Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK, Port Durrës, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar për kontroll më të imtësishëm një mjet kamion që drejtohej nga shtetasi A. M.

Lexo edhe :  Makina përplas motorin në Durrës, plagoset 36-vjeçari

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet, në kabinën e kamionit, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi medikamentesh të pashoqëruara me dokumentacionin përkatës si dhe 10.500 euro të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar.

Në vijim të veprimeve nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, u procedua penalisht për veprat penale “Kontrabandë me mallrat e licensuar” dhe “Mosdeklarimi i të hollave në kufi”, shtetasi A. M., 53 vjeç, banues në Durrës. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas