Pas një megaoperacioni të koduar “Maskoke” në Andaluzi, policia spanjolle ka arrestuar disa persona me akuzën për trafikim lëndësh narkotike. Policia ka sekuestruar 1 ton kanabis sativa, si dhe shumë armë dhe para.
Një nga personat e arrestuar është edhe ish-sulmuesi spanjoll, Serxhio Koke, i cili më parë ka luajtur për Marsejën në Francë, dhe Vajekanon në La Liga.
Policia po e monitoronte grupin, deri në momentin që vendosën të ndërhynin.
Koke është vënë menjëherë në prangat e policisë së bashku me vëllain e tij, i cili gjithashtu ishte pjesë e këtij grupi trafikantësh.