Kronika

Sekuestrohet ish-hotel Vollga në Durrës, prona që Emiljano Shullazi i mori Ylvi Beqajt








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:21 - 07/08/20 |
mapo.al

Sekuestrohet Hotel “Vollga” në Durrës. Ndërtesa ku ka qenë vendkomanda e Flotës italiane i është vënë sekuestro nga agjensia e administrimit te pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara.


Kjo agjensi pritet të dalë në konferencë dhe njoftim zyrtar gjatë ditës sot. Në periudhën e privatizimeve, ky hotel i kaloi një pronari që pretendonte pronësinë e saj.


Ndërsa në vitin 2011, ky hotel i kaloi Emiljano Shullazit, pasi biznesmeni Ylvi Beqja, i shantazhuar dhe kërcënuar nga kapobanda, i dha një pjesë të aksioneve.



Shullazi aktualisht është në një përballje me drejtësinë në gjykatën e apelit pranë Krimeve të Rënda pasi më herët ai është dënuar nga shkalla e parë me 14 vite burg si pjesë e grupit kriminal drejtuar prej tij.


Ndërsa ai ka mohuar akuzat për gjobvënie, kërcënimin e rektorëve Dhori Kule, Mynyr Koni si dhe kërcënimin me jetë të biznesmenit Ylvi Beqaj, që prej kohësh ka marrë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.

Lexo edhe :  E dëmtoi tërmeti, 40 kg eksploziv shembin pallatin 9-katësh në Durrës (VIDEO)


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas