Aktualitet

Sekuestrohet makina e atentatit ndaj Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:42 - 23/06/20 |
mapo.al

Policia ka sekuestruar makinën që u përdor në vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit në Laç. Burime policore bëjnë me dije se automjeti u gjet në periferi të Tiranës, i fshehur nga vetë autorët.


Në makinë, hetuesit kanë gjetur gjurmët që kanë identifikuar edhe 3 autorët e tjerë.


Pas vrasjes, autorët kanë udhëtuar nga Laçi drejt Tiranës, pa rënë në sy të policisë. Pasi kanë fshehur makinën, ata dyshohet se kanë çuar Eduart Lamajn tek banesa e së motrës.


Ky i fundit ka qëndruar aty për rreth 15 ditë, derisa plaga që kishte marrë nga plumbi është infektuar.


Eduart Lamaj, sipas burimeve policore, ka paguar rreth 10 mijë euro dy mjekë për të bërë operacionin në spitalin Amavita, por u zbulua nëpërmjet gjurmëve të gjakut që ngelën në vendin e ngjarjes.

Në kërkim mbeten 3 personat që bashkëpunuan në vrasje.


Etiketa: , ,

Pas