Aktualitet

Sekuestrohet pasuria me vlerë 500 mijë euro në Vlorë, ja kujt i përkiste





               Publikuar në : 09:23 - 06/12/19 |
mapo.al

Sekuestrohen një pasuri me vlerë 500 mijë euro në Vlorë, që dyshohet se përfituar nga veprimtaria kriminale. Janë sekuestruar 2 apartamente banimi në Vlorë dhe Orikum, 1 pemishte në Radhimë, 2 automjete dhe 2 llogari bankare.


Bëhet fjalë për Luan Beshajn, të dënur në Itali për “Trafik Narkotikësh” dhe që dyshohet se pasuritë i ka vendosur nga shitja e drogës. Luan Beshaj, 72-vjeç, është marrë me trafik droge në Itali. Ndaj tij kishte nisur hetim në vitin 2014, ndërkohë që nga sot pasuritë i janë vendosur në sekuestro preventive.



Njoftimi i Policisë:


Në vijim të punës për gjurmimin, evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të përfituara nga veprimtaria kriminale, si dhe në kuadër të procedimit penal të nisur prej vitit 2014, Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës, bënë zbatimin e vendimit penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për vendosjen e sekuestros preventive mbi disa pasuri dhe objekte, si më poshtë:

• 2 apartamente banimi në Vlorë dhe Orikum;

• 1 pemishte në Radhimë;
• 2 automjete;
• 2 llogari bankare;

Vlera financiare e këtyre pasurive kap shifrën rreth 500 000 euro.

Këto sekuestrime pasurore janë në kuadër të procedimit penal proaktiv të vitit 2014, ndaj shtetasit L. B., si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Ky shtetas ka qenë i dënuar në Itali, për veprën penale “Trafikim narkotikësh” dhe dyshohet se këto pasuri i ka ngritur mbi bazën e këtyre veprimtarive të paligjshme.

Veprimet e tjera procedurale vijojnë nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas