Një 85-vjeçare ka vrarë veten duke u varur në një pemë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mazhar të Selenicës dhe nuk dihet ende arsyeja që e ka çuar të moshuarën drejt këtij akti.
Sipas policisë nuk janë vënë re shenja të tjera në trup përveç atyre të shkatuara nga litari.
Njoftimi i Policisë:
Në orët e mesnatës, në fshatin Mazhar të Selenicës, në një pemë pranë banesës dyshohet se ka varur veten 85-vjeçarja Z.L.
Nga kqyrja trupore nuk vërehen shenja apo dëmtime të tjera përveç asaj të shkaktuar nga litari. Dyshohet se kjo shtetase është vetëvarur.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale.