Aktualitet

Selenicë/ ‘Pushtuan’ fshatin me kanabis, arrestohet 35-vjeçari, në kërkim shoku














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:16 - 07/10/21 |
mapo.al

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një person dhe është shpallur një tjetër për kultivim kanabisi.






Sekuestrohen një sasi lënde narkotike kanabis dhe 1 armë zjarri automatik.


Në vijim të kontrolleve të pandërprera në të gjithë qarkun Vlorë, në zbatim të planit të masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, pas një hetimi njëmujor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, nga Komisariati i Policisë Vlorë u bë ndalimi i shtetasit:







-E. I. 35 vjeç, banues në fshatin Mërtiraj, Selenicë.




Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit L. I., 30 vjeç, banues në fshatin Mërtiraj, Selenicë.



Këta shtetas dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë muajit shtator dhe tetor, kanë kultivuar bimë narkotike të dyshuara cannabis sativa, në vende të ndryshme të territorit të fshatit Mërtiraj, bashkia Selenicë, Vlorë.

Lexo edhe :  E rëndë në Vlorë/ Nëna me fëmijën 2 vjeç hidhet nga pallati, vdesin të dy

Në vijim të kontrolleve në banesat e këtyre shtetasve, konkretisht në banesën e shtetasit L. I., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1.1 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis (në trajtë bimore), si dhe 1 armë zjarri automatik.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas