Një fëmijë shqiptar është sëmurë rëndë kur ishte duke udhëtuar me traget drejt Durrësit, duke bërë që kapiteni të kthente anijen në portin e Ankonas për ti dhënë ndihmën mjekësore të miturit.
Siç shkruan Corriere Adriatico, anija kishte 10 minuta që ishte nisur drejt Durrësit, kur është dhënë alarmi për fëmijën e sëmurë.
Gjendja e të miturit nga Kosova ka qenë e rëndë gjë që ka sjellë edhe vendimin e kapitenit për tu kthyer në port.
Ambulancat ishin njoftuar që nga deti dhe janë gjendur menjëherë në port.
Fëmija mësohet se kishte pësuar disa kriza frymëmarrje dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Ankonas.
Shembull i humanizmit dhe i sakrifices per te shpetuar nje jete te njome. Ne keto qaste me kujtohet ai kapiteni i anijes luftarake italiane qe ne marsin e vetit 1997 u versul ne anijen shqiptare Kateri i Rades nga Vlora, e ndau ne dysh dhe fundosi 87 refugjate shqiptare, ne mesin e te cileve kishte edhe femije. Nuk jane te gjithe italianet monstra si ky italiani qe me qellim ne vitin 1997 mbyti kaq dhqiptare.