Senatori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Chris Murphy, pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, të enjten, ka thënë se është diskutuar për interesin e Kosovës që të anëtarësohet në NATO dhe Bashkimin Evropian, veçanërisht për urgjencën në mbrojtjen e saj gjatë kohës kur Rusia ka nisur luftën në Ukrainë.
I prezantuar si komisioner për punë të jashtme, në konferencën e përbashkët me kryeministrin Kurti, Murphy ka shtuar se Uashingtoni do të punojë për të gjetur mënyra se si të bashkëpunojë bashkërisht me Kosovën që ajo të arrijë anëtarësimin në aleancën ushtarake.
Murphy ka shtuar se në këtë takim është folur edhe për rëndësinë që të arrihet përparim në dialogun me Serbinë përmes procesit të lehtësuar nga Brukseli.