Aktualitet

Senida Mesi- Lulzim Bashës: Po të ishe burrë do i çoje të fortët…






               Publikuar në : 11:26 - 22/08/19 |
mapo.al

Deputetja e Shkodrës, Senida Mesi ka reaguar si rrallëherë ashpër ndaj Lulzim Bashës. Gjithçka ka marrë shkas nga procesverbali i mbledhjes së këshillit bashkiak Shkodër, ku Mesi, denoncohet se u kërkonte socialistëve të votojnë Brisela Kadinë për kryetare, ose në të kundërt përjashtohen. Në reagimin e saj, znj. Mesi akuzon Bashën se nuk është burrë se po të ishte i tillë do i kishte dërguar të fortët pas hekurave. Ajo mohoi se ky procesverbal i dalë në media të jetë i vertetë.


Statusi i plotë i Mesit në facebook

Mora vesh që Lulzim Basha, ka nevojë për mua për “kauzën e tij RAMA IK”, se normal edhe ato pak demokratikas që kishte i largoi dhe përmes “proçesverbalit” të mbledhjes së PS Shkodër të shkruar në zyrat e PD-së, kërkon ndihmë.

Po të ishte burrë, s’do kishte patur nevojë të më citonte dhe të thoshte atë çfarë unë paskam “dëshmuar”, por do e kishte thënë vetë.

Po të ishte lider, do të kishte gjetur vetë provat dhe do të kishte dërguar gjithë të fortët dhe trafikantët pas hekurave që në kohën kur ishte Ministër i Brendshëm.

Lulzim Basha, betejat e mija në jetë i kam bërë dhe do vazhdoj t’i bëj vetë, me integritet dhe dinjitet. Po ti kur do i bësh i vetëm betejat e tuaja?

Lulzim Basha, nëse do të bësh ndryshimin, krijo besimin dhe parakushti është të thuash të vërtetën. Njerëzit mund të falin gabimet e mendjes por jo ato të shpirtit.

Nuk jam unë as shkaku e as problemi, shiko nga vetja dhe së paku të kuptosh një herë të vetme se loja jote jashtë sistemit ka vetëm një emër Dështim, ndërsa ai që sjell dështimin e ka një emër Dështak.

Lexo edhe:

Basha: Votat e PS në Shkodër i mbledh trafikanti Pëllumb Gjoka


Etiketa: , , , , ,

Pas