Camila Cabello dhe Shawn Mendes publikuan më 20 qershor të këtij viti këngën “Senorita”, e cila mund të konsiderohet pa frikë si hiti i verës. Ajo ka arritur të përftojë deri më tani në kanalin “You Tube” plot 520 milionë klikime, si dhe ka rrëmbyer vendin e parë në top listën më të rëndësishme amerikane, Billboard Top 100.
Kjo këngë është komentuar së tepërmi, pasi dyshohet se lidhet drejtpërsëdrejti me historinë e këngëtarëve. Camila dhe Shawn kanë qenë miq prej shumë kohësh, por të gjithë janë bindur se gjërat kanë shkuar përtej miqësisë, kur Camila u nda pak pas publikimit të këngës nga partneri i saj, me të cilin kishte një vit lidhje.
Dyshimet u përforcuan edhe nga performanca e tyre në natën e Video Music Awards në MTV, ku u vlerësuan me cmimin “Bashkëpunimi më i mirë i vitit”. Dysha e këndoi “Senorita”, duke dhuruar një performancë shumë të nxehtë. Madje, ata nuk ngurruan të shkëmbenin një puthje të nxehtë në skenë.
E megjithatë, gjithcka mbetet në ujrat e dyshimit, pasi artistët ende nuk kanë reaguar në lidhje me zërat që po qarkullojnë së fundmi.
https://www.facebook.com/MTV/videos/420220825279139/