Aktualitet

Serbi/ 4 kërkesat e deputetëve shqiptarë të Luginës së Preshevës për Vuçiç





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:02 - 14/07/20 |
mapo.al

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç u takua sot me 3 deputetët shqiptarë të Luginës së Preshevës, për t’u konsultuar me ta për qeverinë e re. Ai u njoh edhe me 4 kushtet e vendosura nga deputetët.


Ndërsa këta të fundit u shprehën të hapur për mundësinë e pjesëmarrjes në ekzekutivin e ri.


Vuçiç u takua me tre deputetët e rinj të “Alternativës Demokratike Shqiptare”, Shaip Kamberi, Argjend Bajrami dhe Nadije Beqiri.


Në deklaratën e tyre, ata thanë se janë të gatshëm të hyjnë në qeveri nëse u jepet drejtimi i Ministrisë së Pushtetit Lokal, zv/ministri i Ekonomisë, sekretari shtetëror i Ministrisë̈ së Arsimit dhe kryetari i Trupit Koordinues.


“Këto 4 kushte janë të ndërlidhura ngushtë me problemet kryesore të shqiptarëve për gati 20 vite… duke mos qenë të integruar në institucionet shtetërore, duke na pamundësuar adresat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, duke mos i dhënë rëndësi zhvillimit tonë ekonomik, duke na neglizhuar në të gjitha format me pasojë shpërnguljen masive të shqiptarëve nga Lugina. Shpresojmë për një “Serbi të re” që presidenti e proklamon si Serbi me perspektivë evropiane,” njoftoi koalicion shqiptar.

Partia e presidentit serb, Vuçiç, në zgjedhjet e 21 qershorit siguroi shumicën absolute të parlamentit që do i mundësonin atij ta riformatonte kabinetin aktual edhe pa miratimin e subjekteve të tjera politike. Megjithatë kreu i shtetit tha se do përpiqet të bashkëpunojë me sa më shumë parti të tjera për qeverisjen e vendit.

Ndryshe nga politikanët shqiptarë, grupimi minoritar i boshnjakëve në Serbi refuzoi negociatat e parashikuara me presidentin Vuçiç, pasi ata i quajtën zgjedhjet e fundit jo të lira, jodemokratike dhe të parregullta.


Etiketa: , , , ,

Pas