Serbi/ McAllister: BE-ja e ka bërë të qartë se taksa duhet të hiqet

Kryetari i Komitetit për Politikë të Jashtme në Parlamentin Europian, David McAllister, ka thënë se Bashkimi Europian ka qenë i qartë, se taksa ndaj mallrave serbe duhet të hiqet, në mënyrë që të rinisë dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Kosova u ka vënë taksë 100 për qind prodhimeve të importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, që në nëntor të vitit të kaluar.

McAllister po qëndron për vizitë në Serbi ku ka takuar zyrtarët e lartë serbë, përfshirë presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, me të cilin tha se ka diskutuar për çështjen e dialogut me Kosovën, i cili është i pezulluar që nga nëntori i vitit të kaluar.



Aktualisht ekzistojnë pengesa serioze. BE-ja ka qenë e qartë se taksa ndaj mallrave serbe duhet të hiqet. Kjo është thënë edhe në deklaratën e vendeve të Kuint-it (Gjermania, Franca, SHBA-ja, Britania e Madhe, Italia), e cila bën thirrje për një reagim të përgjegjshëm të Prishtinës. Por, besoj se tani duhet të presim rezultatin e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë”, tha McAllister.

Presidenti Vuçiç në takim me delegacionin e Parlamentit Europian ka thënë se Serbia e mbështet vendosmërisht dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, por ka shtuar se ky “dialog është i mundshëm vetëm kur Kosova të heqë taksën ndaj prodhimeve të importuara nga Serbia, raportojnë mediat serbe”.

Në fokus të diskutimeve të McAllister në Serbi ka qenë edhe përparimi i këtij vendi drejt plotësimit të kushteve për anëtarësim në Bashkimin Europian.

McAllister ka thënë se Serbia ka reputacionin e faktorit të stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, por theksoi nevojën që ky vend të bëjë më shumë në fushën e sundimit të ligjit.

“Institucionet e reja europiane, si ato të mëparshme, do të vazhdojnë të ndjekin një politikë afatgjate të zgjerimit të BE-së. Në veçanti, ne duam të vendosim perspektivën e anëtarësimit në BE për vendet e Ballkanit Perëndimor”, tha McAllister.

Eurodeputeti McAllister po qëndron në Serbi për herë të parë në cilësinë e kryesuesit të Komitetit për Politikë të Jashtme në Parlamentin Europian. Ai më parë ka shërbyer si raportues i PE-së për Serbinë./REL


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252