Aktualitet

Serbia, 30 dollarë shpërblim për çdo qytetar që vaksinohet














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:51 - 05/05/21 |
mapo.al

Serbia pritet të shpërblejë me 30 dollarë ata që janë vaksinuar kundër koronavirusit, si mënyrë për të rritur më tej imunizimin e popullatës.






Presidenti Aleksandër Vuçiç tha të mërkurën se skema financiare duhet aplikuar për çdo person mbi 16 vjeç që e ka kryer ose dëshiron të bëjë vaksinën anti-Covid brenda 31 majit.


“Jam konsultuar edhe me kryeministren. Kemi menduar t’i shpërblejmë ata që tregohen të përgjegjshëm, që të arrijmë imunitetin kolektiv”.







Ndërsa të vaksinuarit do të jenë të privilegjuarit, qytetarët që i kundërshtojnë ato do të vuajnë pasojat, edhe nëse janë nëpunës në shtet.



“Nëse dikush është infektuar për faj të dikujt tjetër, ka marrë dy dozat e vaksinës, dhe është pjesë e një institucioni shtetëror, ushtrisë apo diku tjetër, do të marrë kompensim për lejen për shkak të sëmundjes. Të tjerët, jo. Nuk duam të diskriminojmë, por mendoj se mosvaksinimi është papërgjegjshmëri, është egoizëm“.

Lexo edhe :  Top Channel i kërkon punonjësve vaksinim me detyrim


Serbia është ndër shtetet e para në Ballkan dhe në Europë për normën e vaksinimit për banorë.
6,450 serbë kanë humbur jetën prej pandemisë dhe 700 mijë janë infektuar.

30 përqind janë janë imunizuar dhe 3 nga gati 7 milionë gjithsej shpresohet të marrin të paktën njërën dozë deri në fund të majit.

Shumica janë imunizuar me vaksina të prodhimit rus “Sputnik V”, me kinezen “Sinopharm”, me “AstraZeneca” dhe “Pfizer”.

36 mijë doza shtesë “Pfizer” iu dorëzuan falas vendit të hënën nga komisioneri Oliver Varhei, nga programi mbështetës i Bashkimit Europian.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas