Nga Kristaq Xharo*
U desh që qeveria e Kosovës të deklaronte se në fund të dhjetorit do të miratonte bazën ligjore për krijimin e forcave të armatosura dhe ‘të tronditej’ nga themelet gjithë diplomacia ndërkombëtare. G-20, deklarata e Pompeut për ndryshime në rendin global, por edhe çështja Khashogi u kaluan si ngjarje të zakonshme krahasuar me atë që mund të ndodhte në Kosovë… Vajtimeve të pandërprera të Serbisë iu bashkua brenda natës Rusia. Habinë e shtoi deklarata e papritur e NATO-s, që kishte pamjen e një ultimatumi që dukej sikur po parandalonte fillimin e luftës së tretë. Edhe rrëmbimi i anijeve ukrainase nga Rusia nuk pati një reagim të tillë, por as më parë kur Rusia aneksoi Krimenë. U krijua ideja se krijimi i ushtrisë së Kosovës hapi rrugën që ky shtet shumë shpejt do të ketë edhe armën nukleare. Shqetësimi është më i madh se për Korenë e Veriut dhe Iranin.
Por, çfarë është ushtria dhe përse tremben më të fuqishmit? Fjalorët enciklopedikë Webster, Cambridge, Collins, por edhe të tjerë gati në të njëjtën kontekst e përkufizojnë ushtrinë ‘….si institucione kombëtare profesionale, të autorizuar zyrtarisht nga një shtet sovran që të përdorë forcën dhe armët për të mbështetur interesat e shtetit….’. Dhe më tej ato shprehen se ushtria zakonisht përbëhet nga formacione tokësore, detare dhe ajrore. Në vende të fuqishme ndeshen edhe forcat marinsa dhe rojet bregdetare. Detyra themelore e ushtrisë është mbrojtje e shtetit dhe qytetarëve të saj, por edhe përballja me agresionin e një shteti tjetër në rast nevoje. Termi forca të armatosura dhe ushtri në përdorimin e gjerë ka të njëjtin kuptim. Çdo shtet normal, sovran, krijon ushtrinë e tij, aq sa edhe vende me status neutral, të njohur në botë, kanë forcat e tyre të armatosura. E kundërta, është e vërtetë: nuk ka një shtet normal pa forca të armatosura. Kujtojmë se 10 vjet pas luftës së dytë botërore edhe fuqive agresive, të mundura, iu lejua të kenë forcat e tyre të armatosura. Atëherë, ku qëndron meraku që ka Serbia, Rusia, Surinami apo ishujt Solomon për Forcat e Armatosura të Kosovës?
Mos vallë ushtria e ardhshme e Kosovës prish balancën e fuqisë rajonale? Mos rajoni do të rrezikohet tashmë nga shqiptarët, për të cilët dihet që kurrë në historinë e tyre nuk kanë sulmuar askënd. Apo kapacitetet luftarake dhe teknologjia do përmbysin ekuilibrin ballkanik të forcave të armatosura? Ushtria e Kosovës, nëse mund të konsiderohet e tillë, do të jetë vetëm kolona e munguar e shtetit të Kosovës dhe asgjë siç dëshirojnë të tjerët ta konsiderojnë. As më shumë e as më pak kjo ushtri mund të ngjasojë me gardat kombëtare. Edhe për shkak të pozicionit gjeografik, por edhe të potencialeve ekonomike, ushtrisë kosovare do ti mungojnë dy nga tre elementët e domosdoshëm: asnjëherë nuk do të kenë forca detare (nëpër Kosovë kalojnë lumenj që nuk janë as të lundrueshëm), nuk do të ketë nëndetëse, anije luftarakë etj. Por, kjo ushtri, për shkak të fuqisë ekonomike nuk pritet të ketë për një të ardhme të gjatë as forca ajrore, avionë gjuajtës, bombardues, në nivel operacional apo strategjik. Pra, edhe sikur të paragjykohet, kurrë nuk mund të bëhet agresive. Ajo do të jetë kryesisht forcë tokësore me kapacitete shumë të kufizuara teknologjike. Fatkeqësisht, pak a shumë si ushtria jonë.
Të tjerë janë ata që po prishin balancën në rajonin tonë. Në mënyrë cinike mund të kujtojmë se askush, bile as NATO e as Shqipëria nuk treguan asnjë vëmendje ndaj veprimeve të Serbisë, kur në dhjetor të vitit të kaluar dhe në janar të këtij viti pajisi forcat e saj të armatosura me armët më moderne nga motra e saj e madhe mëkatare Rusia. Vuçiç nuk ngurroi para një jave të deklaronte për forcën e Serbisë në manovrat ushtarake duke kërcënuar direkt Kosovën dhe rajonin.
Dilema e sigurisë. Shtetet në Ballkan ndahen në shtete të mëdha dhe të vogla. Shumica janë shtete të vogla. Këto shtete nuk arrijnë të ngihen në nivelin e fuqive. Veç Italisë që renditet në vendin e 12-të dhe Turqisë në të 13-tën, të konsideruara si fuqi rajonale, vendet e tjera janë ose fuqi të vogla ose shtete të vogla. Kështu thotë Buzan dhe Ueiver në librin “Rajone dhe Fuqi”. Vendi ynë, Kosova, e shumica e Ballkanit perëndimor janë vetëm shtete të vogla. Siguria rajonale përcaktohet nga balanca e fuqive. Asnjë nga shtetet e vogla, të Ballkanit, pa aleatët e mëdhenj pas tyre nuk kanë kapacitete për të vendosur në dilemë sigurinë rajonale. Askush nuk zotëron kapacitete dhe fuqi ushtarake, ekonomike e politike për luftë. Kjo edhe më tepër vlen për Kosovën dhe ushtrinë e saj, pavarësisht nga mënyra si dëshirojnë të tjerët ta cilësojnë.
Atëherë përse gjithë kjo zhurmë? Është shumë e qartë se përpjekjet për krijimin e ushtrisë së Kosovës nuk prishin as balancën e fuqisë e as paradigmën e sigurisë. Ai është veprim për konsolidimin e shtetit të brishtë të Kosovës. Dhe dihet që një nga kolonat tradicionale por edhe moderne të strukturës së shtetit mbetet ushtria. Dhe sulmi ndaj konceptit dhe simbolikës së ushtrisë së Kosovës është sulm për të mos lejuar konsolidimin e shtetit të ri e të brishtë të Kosovës dhe jo dilemë për balanca apo ekuilibra fuqish. Serbia e Rusia janë të mirëkuptuara në qëndrimet e tyre destruktive ndaj Kosovës dhe shqiptarëve. Dilema qëndron me NATO-n. Ndërkohë që do të ishte në interesin e NATO-s që një ditë Kosova të ecte mbi këmbët e veta. Megjithatë, e vetmja fuqi që mund të ndihmojë Kosovën është diplomacia dhe koordinimi i interesave me ato të aleatëve kryesorë.
* Profesor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare UET
Dua te ia sjelle ne kujtese te nderuarit artikullshkrues Kristaq Xharo disa zhvillime vendimtare ne Kosove dhe disa nga arsyet pse Serbija eshte kaqe e trembur me krijimin e UK-se .
Ne vitin 1988 Serbija organizoi nji manover te gjere ushtarake ne gjithe teritorin e Kosoves ku si rezullat ishte grumbullimi i gjithe armatimit nga Mbrojtja Teritoriale e Kosoves dhe grumbullimi i armatimeve nga nderrmarrjet dhe fabrikat te cilat pase mbarimit te manovres ushtarake serbe armatimi u transportua nga Kosova ne Serbi
Ne vitin 1997 Shqiperise iz vu flaka, u sulmuan kazermat ushtarake te shtetit nga u nxorren shume armatim dhe u vrane mbi 5 mij shqiptar
Ne fillim te vitit 1998 dhe vitit 1999 forcat
ushtarako-policore dhe paramilitare serbe bene kerdine mbi popullaten e pa armatosur dhe pambrojtur shqiptare te Kosoves duke vra mbi 15 mije qytetar te pambrojtur dhe te pafajshem shqiptar .Serbija , duke e ditur se shqiptaret jane te pa armatosur instaloi aparatin represiv ushtarak dhe policor ne Kosove karshi popullit duarbosh…!
Tani, raportet ndryshuan dhe tani ,ne formimijme ushtrine e Kosoves kurse , Serbija reagon sepse e di se mlefi i shqiptareve te Kosoves kunder shtetit serb eshte i madh , Serbuja reagon pse e di se shqiptaret do te armatosen dhe ne rast te nji agresioni eventual serb ne Kosove , humbjet ne njerez mund te shkojne 1:7 ose , per nji shqiptar te vrare do te vriten se paku 7 serb mose edhe ne shume. Serbija gjate luftes se fundit ne Kosove pati rastin ti shohe me sy te oficereve te saje trimerite dhe shkathtesise e ushtareve shqiptar
Kjo do te thote se Serbija , sado te jete e ndihmuar nga motra Rusi , ne Kosoves do te pesoje debakell te paevituedhem dhe kjo eshte arsyeja e vertete pse Serbija bene propagande idiote anti ushtri te Kosoves sepse s ua mbane bytha drejtueseve ushtarak serbe te fillojne marshimin e tyre drejte Kosoves sikur kishin vepruar dikur me 1988 dhe me 1998 dhe sikur. soldateska serbe kishte marshuar drejte Durresit nga 1915 deri me 1998. Por , edhe nqs eventualishte Serbija vendose njimend te nderrmarre fushate ushtarake ne Kosove ajo do te ia ve gishtin kokes sepse paraprakishte eshte e vetedijshme se do kthehet me humbje te medha ne njerez dhe teritore te pushtuara shqiptare .Nga ana tjeter , edhe shqiptaret jane te vetedijshem se Serbija eshte force jashtezakonishte e dobet ushtarake me moral te ulet luftarak te ushtareve te saje dhe me potencial shume te dobet godites andaj , ne keto forca jo te barabarta ushtarake ne favor te Kosoves , ne vendosem ta krijojme ushtrine e Kosoves me dt.14 dhjetor 2018 kurse drejtuesit ushtarak e politik serb mund te ecin deri ne maja ne Malit Avalka afer Beogradit dhe ne cilesine e spektatori , me dylbi ruse ta shikohen krijimin e Ushtrise se Kosoves sepse u mungojne aftesi te tjera per re na penguar qellimin tone …!