Nga Kristaq Xharo*
U desh që qeveria e Kosovës të deklaronte se në fund të dhjetorit do të miratonte bazën ligjore për krijimin e forcave të armatosura dhe ‘të tronditej’ nga themelet gjithë diplomacia ndërkombëtare. G-20, deklarata e Pompeut për ndryshime në rendin global, por edhe çështja Khashogi u kaluan si ngjarje të zakonshme krahasuar me atë që mund të ndodhte në Kosovë… Vajtimeve të pandërprera të Serbisë iu bashkua brenda natës Rusia. Habinë e shtoi deklarata e papritur e NATO-s, që kishte pamjen e një ultimatumi që dukej sikur po parandalonte fillimin e luftës së tretë. Edhe rrëmbimi i anijeve ukrainase nga Rusia nuk pati një reagim të tillë, por as më parë kur Rusia aneksoi Krimenë. U krijua ideja se krijimi i ushtrisë së Kosovës hapi rrugën që ky shtet shumë shpejt do të ketë edhe armën nukleare. Shqetësimi është më i madh se për Korenë e Veriut dhe Iranin.
Por, çfarë është ushtria dhe përse tremben më të fuqishmit? Fjalorët enciklopedikë Webster, Cambridge, Collins, por edhe të tjerë gati në të njëjtën kontekst e përkufizojnë ushtrinë ‘….si institucione kombëtare profesionale, të autorizuar zyrtarisht nga një shtet sovran që të përdorë forcën dhe armët për të mbështetur interesat e shtetit….’. Dhe më tej ato shprehen se ushtria zakonisht përbëhet nga formacione tokësore, detare dhe ajrore. Në vende të fuqishme ndeshen edhe forcat marinsa dhe rojet bregdetare. Detyra themelore e ushtrisë është mbrojtje e shtetit dhe qytetarëve të saj, por edhe përballja me agresionin e një shteti tjetër në rast nevoje. Termi forca të armatosura dhe ushtri në përdorimin e gjerë ka të njëjtin kuptim. Çdo shtet normal, sovran, krijon ushtrinë e tij, aq sa edhe vende me status neutral, të njohur në botë, kanë forcat e tyre të armatosura. E kundërta, është e vërtetë: nuk ka një shtet normal pa forca të armatosura. Kujtojmë se 10 vjet pas luftës së dytë botërore edhe fuqive agresive, të mundura, iu lejua të kenë forcat e tyre të armatosura. Atëherë, ku qëndron meraku që ka Serbia, Rusia, Surinami apo ishujt Solomon për Forcat e Armatosura të Kosovës?
Mos vallë ushtria e ardhshme e Kosovës prish balancën e fuqisë rajonale? Mos rajoni do të rrezikohet tashmë nga shqiptarët, për të cilët dihet që kurrë në historinë e tyre nuk kanë sulmuar askënd. Apo kapacitetet luftarake dhe teknologjia do përmbysin ekuilibrin ballkanik të forcave të armatosura? Ushtria e Kosovës, nëse mund të konsiderohet e tillë, do të jetë vetëm kolona e munguar e shtetit të Kosovës dhe asgjë siç dëshirojnë të tjerët ta konsiderojnë. As më shumë e as më pak kjo ushtri mund të ngjasojë me gardat kombëtare. Edhe për shkak të pozicionit gjeografik, por edhe të potencialeve ekonomike, ushtrisë kosovare do ti mungojnë dy nga tre elementët e domosdoshëm: asnjëherë nuk do të kenë forca detare (nëpër Kosovë kalojnë lumenj që nuk janë as të lundrueshëm), nuk do të ketë nëndetëse, anije luftarakë etj. Por, kjo ushtri, për shkak të fuqisë ekonomike nuk pritet të ketë për një të ardhme të gjatë as forca ajrore, avionë gjuajtës, bombardues, në nivel operacional apo strategjik. Pra, edhe sikur të paragjykohet, kurrë nuk mund të bëhet agresive. Ajo do të jetë kryesisht forcë tokësore me kapacitete shumë të kufizuara teknologjike. Fatkeqësisht, pak a shumë si ushtria jonë.
Të tjerë janë ata që po prishin balancën në rajonin tonë. Në mënyrë cinike mund të kujtojmë se askush, bile as NATO e as Shqipëria nuk treguan asnjë vëmendje ndaj veprimeve të Serbisë, kur në dhjetor të vitit të kaluar dhe në janar të këtij viti pajisi forcat e saj të armatosura me armët më moderne nga motra e saj e madhe mëkatare Rusia. Vuçiç nuk ngurroi para një jave të deklaronte për forcën e Serbisë në manovrat ushtarake duke kërcënuar direkt Kosovën dhe rajonin.
Dilema e sigurisë. Shtetet në Ballkan ndahen në shtete të mëdha dhe të vogla. Shumica janë shtete të vogla. Këto shtete nuk arrijnë të ngihen në nivelin e fuqive. Veç Italisë që renditet në vendin e 12-të dhe Turqisë në të 13-tën, të konsideruara si fuqi rajonale, vendet e tjera janë ose fuqi të vogla ose shtete të vogla. Kështu thotë Buzan dhe Ueiver në librin “Rajone dhe Fuqi”. Vendi ynë, Kosova, e shumica e Ballkanit perëndimor janë vetëm shtete të vogla. Siguria rajonale përcaktohet nga balanca e fuqive. Asnjë nga shtetet e vogla, të Ballkanit, pa aleatët e mëdhenj pas tyre nuk kanë kapacitete për të vendosur në dilemë sigurinë rajonale. Askush nuk zotëron kapacitete dhe fuqi ushtarake, ekonomike e politike për luftë. Kjo edhe më tepër vlen për Kosovën dhe ushtrinë e saj, pavarësisht nga mënyra si dëshirojnë të tjerët ta cilësojnë.
Atëherë përse gjithë kjo zhurmë? Është shumë e qartë se përpjekjet për krijimin e ushtrisë së Kosovës nuk prishin as balancën e fuqisë e as paradigmën e sigurisë. Ai është veprim për konsolidimin e shtetit të brishtë të Kosovës. Dhe dihet që një nga kolonat tradicionale por edhe moderne të strukturës së shtetit mbetet ushtria. Dhe sulmi ndaj konceptit dhe simbolikës së ushtrisë së Kosovës është sulm për të mos lejuar konsolidimin e shtetit të ri e të brishtë të Kosovës dhe jo dilemë për balanca apo ekuilibra fuqish. Serbia e Rusia janë të mirëkuptuara në qëndrimet e tyre destruktive ndaj Kosovës dhe shqiptarëve. Dilema qëndron me NATO-n. Ndërkohë që do të ishte në interesin e NATO-s që një ditë Kosova të ecte mbi këmbët e veta. Megjithatë, e vetmja fuqi që mund të ndihmojë Kosovën është diplomacia dhe koordinimi i interesave me ato të aleatëve kryesorë.
* Profesor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare UET
Serbt ( servt ) jane de fakto popull gjenocidial ne shekullin 20 -të ndaj shqiptareve ( shife ,, Golgote shqiptare ” ,Okupimi i Kosoves dhe kolonizimi i saj duke debuar popullesin shqiptare etnike per Turqi ne periudha te ndryshme kohore mbi 800.000 pa regjistrim te fëmijve dhe me vrasjet më ç’njerëzore te paimagjinueshme ( te dokumentuara nga shume gazetar dhe perfaqësi shtetërore.).Ne dekaden e fundit te shekullit te kaluar servt humben 4 luftëra,e fundit vulosi Kapitullimin ne Kumanove pasuar me parë nga bombardimet e selektuara. Kosova e pamvarur de fakto dhe juridikishtë e kristalizuar me Gjykaten Nderkombetare eshte si storie e suksesit. MIREPO dikush imponoji bisedimet teknike te cilat tani kaluan ne politike ( pa pase nevoje ) dhe ne njefare menyre erdhi deri te pesudozbehja e sovranitet sidomos duke u kontestuar kufijte nga vet presidenti i Kosoves dhe u be nje mjegul pa pas nevojë ne rrafshin kombëtar dhe nderkombëtar si pasoje solli ndalimin e njohjeve sepse u kuptua gjoja se ka ende per tu marre veshë .Kete situatë e shfrytëzuan elita fashiste serbe e cila per qudi dominon ende ne servi ( Vuqiq dhe Daqiq kishin si mentor dhe shef millosheviqin kaspain e ballkanit )duke tentuar te zbehe Charmen e sovranitetit ne menyre perfide si janë te njohur per spinera dhe shitje te mjegulles. Sa paten sukses ende nuk dihet. Ne anen tjeter hutija dhe mosuniteti nder shqiptar ne Kosove u shpreh si dobesi e shtetit dhe sovranitetit.Sot pas nje Shah Mati te domosdoshem u preken servt aty ku duhet me se miri. Dominimi ekonomik me mallra jokualitative mirepo shume pasoja per servte. NESE DIHET SE HUMBIN 500 milion ai qe eshte ekspert kupton se defakto shkakpasoja sjell humbje se paku 1,8 miliarde ne vit per buxhetin serv.Mallrat mundet te zevendsohen patjeter bile edhe me kualitet me te mire, edhe gruri mund te sillet nga Kanadaja.Nuk eshte asgje e pazevendesueshme.Edhe ushtria mund te behet ( kredibiliteti i Stoltenberg ne kete rast duhet te vihet ne pyetje nga NATO sepse flirton me Vuqiqin i sili eshte aleati i vetem rus ne Evropë dhe zoteri Stoltenberg duket se eshte me labili i te gjitha koherave ne kete pozite te rendesishme te Alenaces duke thene se nuk eshte koha. Per servt kurre nuk do te jet koha, mirepo per Kosoven eshte Koha e duhur dhe duhet direkt me Ameriken te krijohet kjo shtylle e rendesishme shteterore dhe do te krijonte nje vetebesim me te madhe per shtetesin dhe njerezitë ne Kosove e cila u dogjë mbi 80 % ne luften e fundit nga po ai ( Vuqka me shefin e tijë ) i cili sot vajton dhe lutet te institucioni i cili e bombardoje. KU ESHTE KETU VETEDIJA E STOLTENBERG-ut? QFARE KREDIBILITETI KA KY PERSON PA E DISKUTUAR DHE ANALIZUAR SITUATEN. Ju lutem parlamentareve te Kosoves bashkohuni dhe shpallni ushtrine se kurre moment me i kire ska se ky.Per hater te popullitë i cili ende vajton dhe nuk i ka gjete te dashurit e tyre te zhdukur. PER VIKTIMAT , Per Ardhmerine. SUKSES.Ju uroj nga zemra.