Aktualitet

Serbia merr vaskinën kineze, Vuçiç ofron “ndihmën”: I japim edhe Shqipërisë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:30 - 19/01/21 |
mapo.al

Serbia ka aprovuar sot përdorimin e vaksinës kineze anti-covid të Sinovac, e cila do të fillojë të aplikohet që sot në vend.





Serbët kanë blerë 1 milionë vaksina dhe kërkojnë të arrijnë imunizimin.


Presidenti, Aleksandër Vuçiç, në një konferencë për shtyp nuk i kurseu dhe provokimet.




Ai ofroi të ndihmonte Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut me dhurimin e vaksinave duke theksuar se nuk do të ishte një problem për Serbinë.


‘Fqinjët duhet të ndihmohen në momente të vështira’, tha Vuçiç. Ai shtoi më tej se ka gati planin për vaksinimin e serbëve në Kosovë përmes një ‘mënyre hibride’.


Sipas presidentit, ata do të imunizohen në Veri të Kosovës, një pjesë në komunën e Rashkës, në Vranjë dhe Bujanoc.

Sa i përket problemeve që mund të haste plani i tij i vaksinimit, Vuçiç tha se Serbia do ta gjejë një mënyrë për të ndihmuar serbët në Kosovë.

‘Politika bën mrekullira’, nënvizoi ai duke shtuar se ndihma e Beogradit nuk rrezikon askënd.

1


Etiketa: , , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas