Aktualitet

‘Serbia duhet të kërkojë falje’, Rama: Kosova duhet të ulet për marrëveshje














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:56 - 27/09/21 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama tha në Open se “Serbia pa diskutim duhet t’i kërkojë falje Kosovës” por kjo nuk vjen pa dialog tha ai nga ana e Kosovës.






Ai insistoi edhe njëherë se Kosova duhet të behet pjesë e Open Balkan.


Debati







Rama: Së pari që Serbia duhet të kërkojë falje, nuk diskutohet, pyetja është kur dhe si, duke qëndruar në pozitë pasive apo në një proces. Ajo nuk ka shkon, por ajo vjen në vazhdë të marrëveshjes. Kjo nuk ka ndodhur ndonjëherë.




Çështja është cili është interesi i shqiptarëve, të rrimë të barrikaduar apo të përfitojmë sa më shumë që të rrisim mirëqenien.
Ballkani i hapur është procesi i Berlinit i marrë përsipër nga ne vetë.



Sulo: Ju i kërkoni shqiptarëve të harrojnë krimet?

Rama: Jo , nuk thashë atë, nuk do ulemi sikur s’ka ndodhur asgjë.

Sulo: Po bëni lojë fjalësh

Rama: Jo fare, por me këtë çështje nuk ecet kështu, a duhet ne të përpiqemi të krijojmë një klimë më të mirë për njerëzit për ata pas lufte. Serbia do kërkojë falje se nuk ka ku shkon. Ata janë në tavolinë prej vitesh.

Abilekaj: Deri ku mendoni se duhet të lëshojë Kosova?

Rama: Kjo është çështje e dialogut, unë mendoj që çuarja e forcave speciale ka bërë efektin, ka garantuar sigurinë, e ka ngrit problemi, tani ata duhet të tërhiqen dhe serbët duhet ti heqin avionët për show, dhe ta marri fjalën politika dhe dialogu.

Krijimi i një atmosfere pozitive e ndihmon dialogun, kurse barrikadimi bën këtë , që serbët të vazhdojnë të bëjnë viktimën. Tani dy rrugë janë , a do sjellim paqen apo do jetojmë në psikozën e një lufte imagjinare.

1



Pas