Serbia nuk do që Ballkani të jetë i qetë

Dihet sa plane ka bërë dhe sa masa ekzekutuese ka përdorur Serbia kundër shqiptarëve: “Naçertania” e Ilia Garashaninit, Projekti i Vlladan Gjorgjeviçit, Projekti i Jovan Cvijiçit, Projekti i Ivo Andriçit, Projekti i Vaso Qubrilloviçit, Projekti i Dobrica Çosiçit, Memorandumi I dhe II i Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve (ASSHA), Projekti i Sllobodan Millosheviçit… E, në anën tjetër, shqiptarët kurrë nuk kanë pasë e as nuk kanë ndonjë plan kundër asnjë populli fqinj.

Këto ditë dolën një seri dokument(esh), pa autor e pa titull, që diplomacia ndërkombëtare i quan “Non Paper”, bashkë me hartat për caktimin e kufijve të rinj në Ballkan që burimin po del se e kanë te “Francuska 7” në Beograd.



Ai që nuk e sheh veprimtarinë konkrete destabilizuese serbe në Ballkan, nuk ka pse del në TV apo në gazetë, e as të merret me politikë. Çdo akt destabilizues në Kosovë, në Bosnjë, në Malin e Zi e në Maqedoni, është veprimtari e shërbimeve serbe dhe paguhet nga Beogradi. Sapo venitet një veprim destabilizues në një shtet, godasin shtetin tjetër fqinj të Serbisë.

Serbia vazhdon veprimtarinë me planet e kartat e moçme, të cilat i fut në veprim ku e sheh çastin e duhur. Beogradi merr edhe donacione nga burimet josekrete. Derisa BE e ledhaton Serbinë, ajo vazhdon kthimin në gjirin e Rusisë. Serbia qëmoti është kandidat për BE por, ajo, në vend që t’ju bashkohet sanksioneve kundër Bjellorusisë, dërgon kontingjent ushtarësh në manovrat e përbashkëta që do të mbahen së shpejti në Rusi.

Dihet edhe për pjesëmarrjen e shumë serbëve në radhët e separatistëve rusë që kanë futë në dorë pjesë të madha të territorit të Ukrainës. Dihet edhe se si po këta serbë që shkuan atje, vranë e vodhën gjithçka që ju erdhi në dorë. Vodhën edhe ikona nga kishat ukrainase, si rasti në Lugansk, e që po atë Ikonë ia dhuroi Millorad Dodiku ministrit rus të punëve të Jashtme, Sergei Lavrov. Në një rast tjetër kjo do të ishte temë e madhe, por diplomacia e lartë e BE-së u bë sikur nuk pa asgjë.

Këto ditë foli edhe një herë ish-presidenti slloven, Millan Kucan. Në një deklaratë që i kishte dhënë Radios Evropa e Lirë, e kishte theksuar qartë se BE-ja e di autorin e “Non Paper”-it po nuk e publikon emrin e tij, për shkak të pasojave që mund të rrjedhin. Për habi, asnjë diplomat i niveleve të larta të Evropës, nuk pati kurajë të zërë në gojë emrin konkret të autorit të cilin e dinë të gjithë.

Për të pasur një pasqyrë më të qartë të të gjitha këtyre qëllimeve, duhen pasur parasysh zhvillimet që janë parë e shihen çdo ditë në skenën politike të Ballkanit, e deri të atyre të 150 vjetëve më parë. Diplomacia ndërkombëtare asnjëherë nuk mori masat e duhura ndaj autorit konkret, Serbisë. Edhe tash kur shihet qartë se kush është duke e trazuar paqen e arritur me aq shumë sakrifica e gjakderdhje në Ballkan.

Serbia, edhe pas ndërhyrjes së NATO-s, nuk la gur pa rrotulluar që Ballkani të mos jetë i qetë.


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252