Aktualitet

Serbia rreshton ushtrinë në kufirin me Kosovën: Presim urdhrin e Vuçiç














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:26 - 24/09/21 |
mapo.al

Serbia rreshton ushtrinë e saj pranë kufirit me Kosovën.






Tensionet e ditëve të fundit lidhur me reciprocitetin për targat, bënë që forcat e armatosura të këtij shteti të vendosen në gatishmëri të lartë për luftim.


Ato janë të vendosura në Rashkë dhe Novi Pazar. Serbia pretendon se me këtë po dërgon një mesazh të qartë për palën tjetër.







“Ushtria jonë nuk provokon, por është e gatshme të mbrojë njerëzit nëse ndodh diçka që rrezikon jetët e tyre. Është e rëndësishme për mua të shoh që këta ushtarë janë të përgatitur dhe gati. Pajisjet që kemi blerë janë në duart e duhura dhe shumë profesionale”, tha Nebojsha Stefanovic, ministër i Mbrojtjes i Serbisë.



Kjo erdhi pas raportimit se situata është tensionuar.

Lexo edhe :  Bllokimi i rrugëve në Veri të Kosovës, Policia ndërhyn me gaz lotsjellës


<
>
Ushtria serbe12 Ushtria serbe11 Ushtria serbe10 Ushtria serbe9 Ushtria serbe8 Ushtria serbe7 Ushtria serbe6 Ushtria serbe5 Ushtria serbe4 Ushtria serbe3 Ushtria serbe2 Ushtria serbe1 Ushtria serbe

Kemi një situatë ku në Bërnjak janë dhunuar tre serbë nga njësitë speciale të ROSU-së”, tha Goran Rakiç, ministër i Kosovës për Komunitete.

Pavarësisht se policia e Kosovës mohoi diçka të tillë, reagimet nga Beogradi kanë qenë të shpejta. Madje paralajmërohet se ushtria po pret një urdhër nga presidenti, Aleksandër Vuçiç, për të vepruar.

“Dhunimi i serbëve është fatkeqësi. Presidenti Vuçiç kishte të drejtë kur tha se kjo do të ndodhte. Kjo ishte pjesë e një fushate të organizuar”.

Ndërkohë, ka pasur raportime që Serbia ka dërguar dhe disa pjesëtarë të xhandarmërisë në Jarinjë dhe Bërnjak.

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas