Serena Williams mendohet se mund të ketë zbuluar gjininë e foshnjës së Meghan Markle dhe Princ Harry, që pritet të vijë në jetë nga dita në ditë. Në një intervistë për “E News”, tenistja me famë botërore, së cilës iu kërkua të jepte këshilla për nëna të reja, filloi të fliste për një mike të saj shtatzënë që kishte plane të mëdha për foshnjen e saj. Serena, e cila njihet gjithashtu për miqësinë e ngushtë me Meghanin, iu referua në atë moment fëmijës në pritje me “ajo”.
“Nënat duhet të pranojnë gabimet dhe të mos presin që fëmijët e tyre të jenë perfektë. Ne ushtrojmë shumë presion tek vetja”- tha Williams. “Shoqja ime është shtatzënë dhe thotë që ‘fëmija im do bëjë këtë’ dhe unë që i them: ‘Jo, ajo nuk do ta bëjë’ “-vijoi më tej ajo. Serena nuk përmendi në asnjë moment emrin e Meghan, por dyshimet se mund ta ketë pasur për këtë të fundit janë tepër të mëdha.