Një tjetër ndeshje e fuqishme do të luhet në orën 21:00, ku njëra prej skuadrave kërkon 3 pikët me patjetër për të ndryshuar renditjen, është përballja Atalanta-Bologna në Seria A.
Atalanta renditet në vend të 5-të, e cila dhe nëse i merr 3 pikët e mundshme me fitore, renditja e saj nuk do të ndryshojë pasi nuk arrin të kalojë Milanin me 52 pikë. Ndërsa Bologna renditet në vend të 18-të me 27 pikë dhe nëse fiton, do të renditet në vend të 16-të.
Formacionet Zyrtare:
Atalanta (3-4-1-2) – Gollini; Mancini, Djimsiti, Masiello; Hateboer, De Roon, Freuler, Gosens; Gomez; Zapata, Ilicic. All.: Gasperini.
Bologna (4-2-3-1) – Skorupski; Mbaye, Danilo, Lyanco, Dijks; Dzemaili, Pulgar; Orsolini, Soriano, Sansone; Santander. All.: Mihajlovic.
1
Etiketa: Atalanta, BOLOGNA, formacione