Interi ka arritur të marrë një fitore të vështirë në transfertë përballë skuadrës së vendi të parafundit, Frosinones me rezultatin 1-3. Zikaltërit kanë gjetur dy gola në pjesën e parë duke dhënë përshtypjen e një fitoreje të lehtë, por në pjesën e dytë gjërat kanë folur për Frosinonen që ka kërkuar barazimin, por është ndalur në vetëm një gol.
Naingolan ka qenë ai që ka kaluar skuadrën e tij në avantazh, ndërkohë që Perisiç ka arritur të dyfishojë me anë të një penalltie. Në pjesën e dytë, Kasata ka realizuar një supergol duke i dhënë shpresë Frosionones, shpresë e cila ka zgjatur deri në minutën e fundit, para se Vesino të realizonte edhe golin e tretë.
Me këtë fitore, Interi shkëputet sërish nga Milani i vendit të tretë duke shkuar në +5 pikë, ndërkohë që ka 6 pikë më shumë se Roma e vendit të pestë./vipsport