Në kampionatin Italian duket se është ndezur lufta, mes tre skuadrave Interit, Lazio dhe Atalanta për vendin e dytë.
Interi rikthehet në këtë pozicion pasi zikaltërit mundën në transfertë Genoan me rezultatin 0-3 dhe me këto 3 pikë kapërcejnë në renditje Atalantën, që një ditë më parë barazoi 1-1 ndaj Milanit.
Për ekipin e drejtuar nga Antonio Conte shënuan Lukaku (36’ dhe 92’) dhe Sanchez (83’).
Kur duhen dy ndeshje nga përfundimi i kampionatit, Inter e sheh veten 4 pikë pas Juventusit, me bardhezinjtë që kanë nevojë vetëm për 2 pikë në 3 ndeshjet që u kanë mbetur për t’u shpallur kampionë të Italisë.