Torino-Milan ishte ndeshja që mbylli javën e pestë të Seria A. Një sfidë e cila kishte mjaft të papritura. Kuqezinjtë kaluan shpejt në avantazh, kur në minutën e 19, sulmuesi polak Piatek, shndërroi në gol një penallti të fituar po nga vetë ai.
Pjesa e parë mbyllet me epërsinë e ekipit të Marco Giampaolos, por e dyta është tjetër histori. Torino barazon rezultatin në minutën e 72 me anë të Belottit i cili gjuan fort në vijën e 16 metrave dhe mposht Donnarumën.
Katër minuta më pas është sërish Belotti i cili përfiton nga shpërqendrimi i mbrojtjes së Milan dhe shënon një super gol me rrofeshatë. 2:1 dhe festa i takon vendasve, pavarësisht se të cilët e shohin veten në vendin e gjashtë, ndërsa Milan zhytet në të 13-tin.
Check out this for a bicycle goal from BELOTTI! Hehas just scored 2 in 4 mins to give Torino a 2-1 lead against AC Milan! #TorinoMilan pic.twitter.com/LqD8ax4pzs
— Stoneey (@Stoneey_33) September 26, 2019